Arrestohen dy zyrtarë, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin teorik të patentë shoferit një kandidati

Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se zyrtarët e ndaluar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kalojë testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin para Gjykatës të secilit kryerësve të këtyre veprave penale”, njofton prokuroria.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re hoxha Faton Musliu