Dehari duket se i numëroi gabim, për Gërvallën votuan më pak deputetë se për Haxhiun

Sot u mbajt seanca e parë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kjo dështoi, ndërsa risi në ketë seancë ishte nominimi i Ministres në Detyrë Donika Gërvalla Schwarz shkruan Gazeta Metro.

Në votimin e Donika Gërvallës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari u tha se votuan 57 deputetë për, megjithatë nga pamjet e Kuvendit shihet se janë numëruar gabim, pasi që duket se Gërvallën e kanë votuar më pak deputetë, pasi që deputetja Shqipe Selimi nuk ka votuar fare për Gërvallën.

Seanca e 20 gushtit u mbyll me dy votime të pasuksesshme, ndërsa kjo seancë do të vazhdojë të premten në orën 11. VV tash ka të drejtë të propozojë deri në tri herë emrin e njëjtë për kryetar, ndërsa konstituimi duhet të përfundojë brenda periudhës 30-ditore.

Lexo edhe:  “Mjeku më zhveshi në oborr të QKUK-së”