Nga shtëpia e burrit te prindërit – nusja denoncon vjehrrin për dhunë në Rahovec

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët.

Një rast i tillë është raportuar në Rahovec, ku një grua ka akuzuar vjehrrin e saj për ushtrim dhune.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 19 gusht 2025, rreth orës 13:20, L.H., rreth 32-vjeçar, ka lajmëruar policinë për një ngjarje të ndodhur një ditë më herët, më 18 gusht, rreth orës 11:00, në rrugën “Ramiz & Xhevdet Krasniqi” në Rahovec.

Patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht e ka dërguar viktimën për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Krushë e Madhe. Më pas ajo është intervistuar në stacionin policor të Rahovecit nga njësia për dhunë në familje.

I dyshuari, i identifikuar si Xh. H., rreth 73-vjeçar, vjehrri i saj, si dhe bashkëshorti i saj në cilësinë e dëshmitarit, janë marrë po ashtu në pyetje.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Tifozët e AEK-ut përkrahin Kosovës, shpalosin banerin “Kosova është Shqipëri” në Ligën e Evropës