Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë euro

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se jeta e saj është në rrezik.

Sipas mjekëve, asaj i duhet të bëjë transplant të mëlçisë që kushton 100 mijë euro.

“Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Tragjike: Gjendet pa shenja jete një person në Lakrishte të Prishtinës, dyshohet se konsumoi disa tableta