Rrahje mes pesë personave në Llaushë të Skenderajt, të gjithë përfundojnë në mbajtje

Dje rreth orës 16:00, në fshatin Llaushë të Skenderajt, pesë persona janë arrestuar nga policia pasi u përfshinë në një rrahje mes veti.

Policia njofton se është kryer edhe një bastisje në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Nga përleshja, dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një i mitur është ndaluar për 24 orë.

Lexo edhe:  Skandaloze: Minatorët serbë të Trepçës i marrin pagat me rregull ani pse ka pak rezerva ndërsa ata në jug në gjendje te rëndë