U dhunua para 5 ditësh, 32 vjeçarja sot denoncoi rastin – autori ende i panjohur

Një 32-vjeçare nga Gjakova ka denoncuar sot në polici se është dhunuar pesë ditë më parë, më 10 gusht 2025, në rrugën “Gasper Karaqi” të qytetit.

Viktima ka deklaruar se nuk e njeh autorin e dyshuar. Pas pranimit të kallëzimit, policia e Gjakovës, në koordinim me Prokurorin e Krimeve të Rënda, ka iniciuar rastin si “Dhunim”.

Hetimet po zhvillohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa autori mbetet në kërkim.

Lexo edhe:  “Legen”, “amebë”- Debat i ashpër mes Bashës së VV-së dhe Kastratit të PDK-së