Nëna e vajzës e cila u rrah brutalisht në Gjilan: Nuk kam pasur shpirt me shiku videon

Videoja e disa vajzave teksa rrahin brutalisht një tjetër vajzë të mitur, tronditi Kosovën.

Nëna e viktimës ka thënë se nuk ka pasur shpirt ta shikojë videon.

Në rrëfimin e saj emocional, ajo bëri thirrje që prindërit të tregojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së empatisë në edukimin e tyre.

“Jo nuk e kam pa, e kam dëgju veç një pjesë të shkurtë zërin e vajzës dhe me u ndje mas keqti që mundet me u ndi një nanë për fëmijën e vet. Për neve është një rast shumë i vështirë. Nuk ia kisha uru asnjë nane dhe asnjë fëmije me përjetua këtë që ne e kemi përjetu”, tha ajo në Klan Kosova.

Ajo ndër tjerash tha se do të donte ta takonte personalisht gjyqtarin që e ka cilësuar lëndën si lëndim të lehtë trupor.

“Nëse kjo video cilësohet si lëndim i lehtë trupor, çka mund të konsiderohet lëndim i rëndë?”, tha ajo.

Lexo edhe:  Osmani: Me Kurtin kemi debate të gjata dhe s’i kursejmë kritikat, nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra