Vjedhje e rëndë në Klinë, hajdutët grabisin para dhe stoli ari në vlerë 19 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Klinë.

Hajdutët kanë vjedhur në një shtëpi aty një shumë të konsiderushme parash dhe stoli në vlerë rreth 19 mijë euro.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Tufa me qen sulmon qytetarin në Pejë