Qeveria s’mund të ndajë para për RTK, Manxhuka i Kurtit fajësoi opozitën

Qeveria s’mund të ndajë para për RTK’në, zëdhënësi i Kurtit fajëson opozitën: Duhet vendim i komisionit, s’kanë votuar për konstituim.

Nesër është gjysma e muajit gusht, punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nuk i kanë marrë rrogat e muajit korrikut.

E pushteti ka gjetur që për këtë të fajësojë opozitën. Nëpërmjet zëdhënësit të Qeverisë Përparim Kryeziut, ai akuzon opozitën duke thënë se “nuk votuan për konstituim të Kuvendit”.

Kryeziu shpërndau deklaratën e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), që shprehet e shqetësuar për mirëqenien ekonomike të gazetareve dhe punëtorëve të tjerë në mediumin publik.

Por, Kryeziu thtoë se “AGK po akuzon Qeverinë duke deformuar ligjin”.

“Me reagimin e sotëm AGK po dëshmon që për ta akuzuar qeverinë është në gjendje të deformojë ligjin e të keqinformojë publikun. RTK është institucion i themeluar nga Kuvendi, i raporton atij dhe Kuvendi është përgjegjës për sigurimin e financimit adekuat. Kuvend nuk kemi sepse partitë opozitare nuk kanë votuar deri më tash për konstituimin e tij. Për të transferuar në llogari bankare mjetet që janë të ndara për RTK-në, siç po bënë thirrje AGK, duhet vendim nga Komisioni Parlamentar për Buxhet i Kuvendit, siç parasheh Neni 11, paragrafi 11 i Ligjit për Ndarjet Buxhetore. Pa një vendim të këtij komisioni nuk është i mundur transferimi i mjeteve. Andaj është absurde që zgjidhja për situatën në RTK të kërkohet përmes rrugëve e mënyrave joligjore, e edhe më shumë absurde është që kjo mënyrë e të vepruarit t’i kërkohet qeverisë”, ka thënë Kryeziu.

Lexo edhe:  70-vjeçari rrihet nga një serb në burgun e Hajvalisë - ky është rrëfimi i tij