Policia ndërhyn në dasmë në Poklek të Drenasit, arrestohet 35-vjeçari që gjuajti me armë zjarri

Një aheng familjar në fshatin Poklek të Ri të Drenasit është shndërruar në skenë ndërhyrjeje policore, pasi është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2025, rreth orës 18:35, në rrugën “Valdet Xhemajli”, ku gjatë festës së dasmës, i dyshuari Fatlum Berisha, rreth 35-vjeçar kishte shtënë dy herë në ajër me një pistoletë të blerë jashtë vendit, në Gjermani.

Njësitë policore, hetuesia dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku arma dhe fishekët janë sekuestruar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj 35-vjeçarit është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lexo edhe:  Traktori përplaset me veturë në Saradran të Istogut