E dhimbshme: Vdes i riu Art Dervishaj, u aksidentua ditë më parë
Ka humbur jetën Art Dervishaj nga Kotradiqi i Deçanit, i cili u aksidentua ditë më parë.
Për shkak të plagëve të marra, i riu u shtrua në spital për trajtim. Megjithatë, fatkeqësisht, Arti nuk mundi t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë sot.
Mediat lokale e kanë konfirmuar lajmin e hidhur të humbjes së tij.
Detajet mbi ceremoninë mortore ende nuk janë bërë të ditura.