Përleshen mes vete nxënësit e shkollës teknike në Mitrovicë, theret me thikë një i mitur

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje në shkollën teknike ‘Arkitekt Sinani’ në mitrovicë, ku dy nxënës janë përleshur mes vete.

E gjithë ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur dy nxënësit e klasës së 12-të kanë eskaluar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit, e që përpos grushteve u përdorën edhe mjetet e mprehta.

Sinjali mëson se si pasojë e kësaj, një i mitur ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Ky është personi i arrestuar që dyshohet se planifikoi ekzekutimin e të riut “Dhija” në Podujevë