Aksident tragjik në Prizren, vetura godet pronarin dhe e shtyn nga muri 6 metra i lartë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën në rrethana dramatike.

Sinjali mëson se viktima, Ramadan Smailji, rreth 61-vjeçar, kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur tek goma për ta siguruar, kur automjeti ka lëvizur prapa dhe e ka goditur, duke e rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë.

Fillimisht, sipas mjekut të Urgjencës, ai kishte shenja jete dhe u transportua drejt Ambulancës së Reçanit, por nuk arriti të mbijetonte.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e Trafikut Rajonal, hetuesit, forenzika dhe patrullat policore. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga Stacioni Policor.

Lexo edhe:  Rrahja e 22 vjeçares nga pronari, vjen reagimi i deputetes Kurti!