“20 minuta pritje te Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht.
Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 20 minuta. Ndërsa për të dalë nga Kosova përmes së njëjtës pikë, pritjet zgjasin deri në 1 orë e 10 minuta.
Në pikën kufitare të Jarinjës, pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 10 deri në 15 minuta.