E rëndë: Trupi i këtij personi u gjet i groposur në arën me misër, ishte mbuluar edhe me dërrasa

Vdekja e Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit ka tronditur familjen e tij. Një ditë pasi e raportuan të zhdukur dhe filluan kërkimet, i ndjeri u gjet pa shenja jete dhe i varrosur.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimin, që pritet të zbulojë rrethanat në të cilat humbi jetën viktima, ndërsa Klankosova.tv ka mësuar detaje të reja.

Sipas informacioneve të para, Bajraktari u gjet i varrosur disa metra nën tokë, në një arë të mbjellë me misër – e madje edhe me disa dërrasa përmbi.

Të njëjtat burime, grupi që po e kërkonte Enverin ra në gjurmë, duke ndjekur rrugën kah ishte tërhequr zvarrë për t’u dërguar aty ku u varros.

Bazuar në disa dëshmi të familjes së tij, ai nuk ka pasur probleme e as ndonjë konflikt me ndonjë person të caktuar.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  “Dolën nga banesa, hypën në një veturë dhe nuk u panë më”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura