Përparim Rama e nis “rreptë” javën, shkarkon dy drejtorë nga detyra

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka filluar javën me disa vendime. Ai ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë në komunën të cilën ai udhëheq.

Drejtorët  të cilët kanë marrë vendimin e kryetarit Rama për shkarkim janë Donjeta Dragusha, e cila është liruar nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe  Vigan Kastrati nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Kadastrit.

Në vendimin e kryetarit Rama të cilin e ka siguruar “Indeksonline”, përveç vendimit për lirim nga detyra, nuk bëhet e ditur arsyeja e shkarkimit të tyre.

Lexo edhe:  Vuçiq: Sonte pritet një natë e vështirë për serbët