Hajnat hyjnë në një shkollë fillore të Gjakovës, vjedhin orën e rrymës

Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur në objektin e shkollës fillore në Shishman i Bokës në Gjakovë, ku hajnat kanë kryer vjedhje gjatë ditës së sotme.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga personi përgjegjës, me ç’rast Policia është vënë në dijeni se persona të panjohur kanë vjedhur orën e rrymës të vendosur në objekt të shkollës.

Sipas tij, kjo shkollë që dy vite nuk funksionon, meqë nuk ka nxënës, por që është ai i cili kujdeset për mirëmbajtjen e saj.
Ende nuk dihet se si të dyshuarit kanë depërtuar brenda shkollës, por sipas përgjegjësit vepra dyshohet se është kryer në orët e mbrëmjes, kur askush nuk ka qenë brenda hapësirave të shkollës. Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje”.

Lexo edhe:  Dyshohet për vjedhje të rëndë në Obiliq, 32-vjeçari arrestohet pas gati dy vitesh në arrati