Ky është punëtori nga Skenderaj që vdiq sot në vendin ku po punonte
Një person ka ndërruar jetë sot gjatë kohës sa ishte duke punuar në një objekt banesor në Skenderaj. Bëhet fjalë për një punëtor të kompanisë “Rroni-t Group”, i cili humbi jetën në vendin e punës.
Pronari i kompanisë “Rroni-t Group”, Armend Tahiri, tha se viktima nuk ka rënë as nga skeleti e as nga shkallet, por ka ndërruar jetë aty ku ka qenë, brenda një ballkoni.
Sipas Tahirit, viktima ka pasur telashe shëndetësore edhe mëherët, madje sipas tij, dy muaj mëherët nuk ka qenë në punë fare.
“Punëtor i nënkontraktuar, ka pasur problem edhe më herët me zemër. “, tha ai.
“Ku ka qenë duke punuar vetëm është ulur dhe ka vdek, nuk është rënë nga skelet, sa nga shkallët. “, tha tutje ai për Sinjalin.