Tragjike: Vdes edhe një punëtor në vendin e punës, rasti ndodhi në Skenderaj
Një punëtor i ndërtimtarisë në Skenderaj ka vdekur në vendin e punës.
Raportohet se ngjarja ndodhi sot në orët e pasditës, në rrugën “17 Shkurti”, në Skenderaj.
Kjo është vdekja e tretë brenda dy ditësh që ndodhi në vendpunishte, në ndërtimtari. Të hënen dy punëtorë në Gjakovë kanë humbur jetën, pasi ranë nga lartësia. /Jepizë