“Dua t’i ndihmoj fëmijët që s’kanë para” – ëndrra e 11 vjeçarit për t’u bërë pediatër

Olimp Bushi, është një djalosh 11-vjeçar i cili jeton me dashurinë për kafshët.

Në emisionin “Ëeekend” në Klan Kosova, ai ka shpalosur shumë nga njohuritë e tij për kafshët, por edhe për fushat e tjera.

Ai tregoi se nuk i pëlqen të bëhet president, por pediatër pasi siç tha Olimpi, dëshiron t’i ndihmojë fëmijët që kanë nevojë e që nuk kanë mundësi financiare.

“Nuk dua të bëhem president sepse merresh me politikë, dua të bëhem doktor, specifikisht pediatër për t’i ndihmuar fëmijët. Më pëlqen t’i ndihmoj fëmijët, nëse kanë nevojë dhe nuk kanë parë, unë ua ofroj falas, dua të jem human”, u shpreh Bushi.

11-vjeçari ndër të tjera tregoi se i pëlqen shumë edhe historia.

Lexo edhe:  Iu gjet trupi 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë të Prizrenit patrioti Ukë Sait Ukaj