Polici i ri që u arrestua, kishte nisur punën para rreth 5 muajsh

Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të mërkurën në Gjykatë, ku do të paraqitet në seancën dëgjimore për rastin e vrasjes së Agon Zejnullahut.

Pas tij, në Gjykatë arritën edhe katër oficerët e tjerë, rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

E një nga ta, siç mëson “Jepi zë”, ka filluar punën jo më shumë se 5 muaj më parë.

Burimet tregojnë se polici i ri i arrestuar i takon gjeneratës 61, e cila diplomoi disa muaj më parë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë paraburgim prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve.

Agon Zejnullahu, 27-vjeçar nga Lipjani, dyshohet se u vra nga pesë zyrtarë policorë në orët e para të së hënës në Lipjan.

Lexo edhe:  Djali i pronarit të ‘Meka Pro’ futet në sherr: Dyshohet se rrahu punëtorin e tij, dërgohet në ndalim