Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut: Kurti bën thirrje të mos bëhet antifushatë ndaj Policisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan pas arrestimit nga Policia.

Kurti teksa po mbahet mbledhja e Qeverisë, tha se “diskutimet publike që po bëhen dhe gjykimet publike që po jepen janë veçanërisht të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit”.

“Diksutimet publike që po bëhen dhe gjykimet publike që po jepen janë veçanërisht të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit. Në të njëjtën kohë tendenca që të nisë një antifushatë ndaj Policisë është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje. Thirrjet për drejtësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezlutatet e plota të hetimeve dhe një verdikt profesional.
Vetëm atëherë sigurohemi që llogaridhënia institucionale bëhet përgjigje për rastin dhe garanci që situata të ngjashme të mos na u përsëriten asnjëherë”, tha Kurti ndër të tjera

Lexo edhe:  Bajqinovci pas protestës në Jarinjë: Serbia dëshiron trazira