E FUNDIT: Aksident i rëndë në Vushtrri, ka të lënduar

Një akisdent trafiku para pak çastesh ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se nga ky aksident ka edhe të lënduar.

Gazeta ka siguruar video dhe foto, ku shihen veturat e ndeshura mes veti, dhe nga kjo pamje kuptohet se goditja ka qenë e fortë dhe me dëme të mëdha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur autoambulanca dhe Policia e Kosovës e cila po merret me shkaqet e aksidentit.

Ndryshe ky udhëkryq ndonëse është i rregulluar me semafora vazhdojnë të shkaktohen aksidente./ Jepi zë

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari në aksionin kundër fajdesë, ka qenë i përfshirë në skandal tjetër