Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, zjarrfikësit thyen derën dhe e gjetën të vdekur
Trupi i pajetë i një burri rreth të 45-ave është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në lagjen Bair të Mitrovicës.
Pasi familjarët dhe fqinjët kishin humbur kontaktin me të dhe kishin ngritur shqetësime për gjendjen e tij, zjarrfikësit janë thirrur në vendin e ngjarjes dhe kanë hyrë me forcë në banesë, ku më pas kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete.
“Jepi zë” ka konfirmuar rastin në organet përgjegjëse.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.