Tragjedi në Treboviq: Ndërron jetë edhe i riu 15-vjeçar Florant Murati Çeku
Fshati Treboviq është tronditur sërish nga një lajm i rëndë. Ka ndërruar jetë edhe i riu 15-vjeçar, Florant Murati Çeku, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte pësuar nga aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në këtë fshat.
Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën edhe i riu tjetër, Metlind Neziri, 16 vjeç.
Në këto momente të dhimbshme, familjes Murati i shprehen ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe.
Detajet rreth ceremonisë së varrimit ende nuk janë bërë të ditura.