Tragjike: Një i ri nga Gjakova vdes në QKUK, dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në QKUK, ku një i ri nga Gjakova, rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informaciomeve të para, dyshohet se rasti ka ndodhur pas një incidenti në vendin e punës, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Lexo edhe:  E rëndë në Durrës, 25-vjeçarja i jep fund jetës