Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Rekomandohet kujdes i shtuar orëve të mesdites dhe pasdites për shkak të vapës së madhe dhe niveleve të larta të rrezeve UV. Temperaturat pritet të lëvizin nga 16 minimalet deri në 37 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Vende-vende parashihen vranësira të pakta, por pa ndonjë impakt.
Vapa e fuqishme verore vazhdon edhe gjatë fundjavës me temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius në Kosovë dhe 40 në vendet më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Të Shtunën pasdite vonë afër veri- veriperëndimit të Kosovës priten zhvillime të disa vranësirave vertikale me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa të Dielen pasdite këto rrebeshe priten kryesisht në juglindje të Kosovës dhe në të dyja rastet do të ndodhin kryesisht në zonat malore. Ndonjë stuhi e izouluar pasdite vonë mund të ndodhë edhe në lindje, juglindje të Shqipërisë dhe perëndim-veriperëndim të Maqedonisë së Veriut normalisht në viset malore.
Fillimi i javës së re shumë nxehtë, por me mundësi destabilizimi gradual./MeteoBallkan