Tentoi ta korruptonte policin me 20 euro në kufirin me Serbinë, arrestohet një person

Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar në pikën kufitare të Merdares pasi kishte tentuar t’ia japë ryshfet zyrtarit policor për t’ia mundësuar kalimin e kufirit.

Ai provoi t’ia jepte policit 20 euro.

Policia tha se pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

“PKK Merdare / 02.07.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor për ti mundësuar kalimin e kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Fushë Kosovë