Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror.

Temperaturat në rritje të lehta krahasuar me sot, ndërsa më nxehtë pritet të jetë në Dukagjin me temperatura maksimale deri në 33 gradë Celsius. Në Rrafshin e Kosovës do të vazhdojnë erërat nganjëherë të freskëta nga veriu e verilindja që mund të mbajnë temperaturat pak më të ulëta se në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Nxehtësi më e madhe priten në pjesën perëndimore dhe qendrore të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe me rritje progresive të temperaturave. Gradualisht do të fillojë intensifikimi i valës së nxehtësisë edhe në ato rajone ku ende është paksa më freskët./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Familjarët rrëfejnë në detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë ku një grua vdiq pasi hoqi dhëmbin