Parashikimi i motit gjatë vikendit
Të Shtunën në Kosovë na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu. Reshjet do të jenë afatshkurtra dhe të karakterit lokal. Temperaturat do të jenë më të përballueshme dhe maksimalet pritet të luhetan nga 27 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në disa vise pritet ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me bubullimë dhe atë kryesisht në jug dhe juglinje të Shqipërisë.
Të Dielen na pret mot kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë, për shkak të erërave të freskëta nga veriu. Në Shqipëri më nxehtë sidomos në perëndim të vendit. Në viset kontinentale pak më freskët.
Nga e Hëna valë e re nxehtësie me rritje të temperaturave./MeteoBallkan