Amerika u thur lavde specialëve të Policisë së Kosovës që shpëtuan jetën e një gruaje në rrugë
Shërbimi i Sigurisë i Diplomacisë që operon në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë përgëzuar pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës të cilët ia shpëtuan jetën një gruaje në rrugën Vushtrri – Mitrovicë.
Në reagimin e tyre, DSS u shprehën krenar që po e shohin ndikimin e drejtpërdrejtë të trajnimit të Shërbimit të Sigurisë i Diplomacisë dhe ambasadës amerikane në Prishtinës në Policinë e Kosovës.
“Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, i dha ndihmë guximtare një qytetari në nevojë. Ky është rezultat i një partneriteti efektiv dhe zhvillimi profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës”, thuhet në reagim.
Policia e Kosovës gjatë ditës njoftoi se pjesëtarë të saj ia shpëtuan jetën një gruaje e cila ishte alivanosur në rrugën Vushtrri – Mitrovicë.