Dy persona të lënduar në një aksident në Pejë, marrin trajtim mjekësor

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenit në mes një motoçiklete dhe një biçikletë në Pejë.

Rastin i cili ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha Abeja”, e ka konfirmuar Dritan Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Rugova tha për Kallxo se dy të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për tretman mjekësor.

Lexo edhe:  Shkoi në Turqi për të “hequr” stomakun, 46-vjeçarja “u ngel mjekëve në dorë”