E dhimbshme: Vdes në moshë të re Leutrim Gashi
Ka ndërruar jetë mërgimtari nga Podujeva.
Lajmi u bë i ditur nga familjari i tij, Faik Muçiqi.
Njoftim i plotë:
Dje,nga Gjermania,morëm lajmin e rëndë, që na tronditi dhe pikëlloi shumë,se ndërroi jetë,në moshën 21 vjeçare,nipi i dajës Lilë, Leutrim(Rexhep)Gashi!
Zoti e past mëshirue dhe shpërblye me Xhenet!
Nga nesër Leutrimi,në jetën e amshueshme,do të jetë afër gjyshit të tij, me të cilin kishte dashuri të madhe, Halil(Latif)Gashi!
I përjetshëm kujtimi për Ty,Leutrim!