Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Sot në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve.

Lexo edhe:  Gruaja në Gjakovë denoncon burrin dhe vjehrrin për dhunë, merr edhe ndihmë mjekësore