Pensionohet një nga mjekët më të njohur në Skenderaj
Pas një karriere të gjatë dhe të ndritur, Dr. Osman Veliu, një nga figurat më të respektuara në komunitetin mjekësor të Skenderajt, ka dalë sot në pension.
Dr. Veliu ka shërbyer për dekada si një punëtor i palodhur në QKMF në Skenderaj, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor të banorëve të këtij rajoni.
Dr. Osman Veliu do të kujtohet gjithmonë si një mjek me vlera të larta profesionale, humane dhe njerëzore, i respektuar nga pacientët dhe i vlerësuar nga kolegët dhe stafi.