Gjendet i gjallë 85-vjeçari që u raportua i zhdukur në Gorozhup – Ekipet e shpëtimit e lokalizojnë pas tri ditësh kërkimi

Pas tri ditësh kërkimi intensiv, është gjetur i gjallë Nebi Mahmut Tejeci rreth 85-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur më 23 qershor në fshatin Gorozhup të Prizrenit.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se falë angazhimit të njësive të Policisë, FSK-së, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ndihmës së banorëve lokalë, më 25 qershor rreth orës 21:00, 85-vjeçari është gjetur në lagjen Stojk të fshatit Gorozhup, në gjendje të vetëdijshme.

Viktima është trajtuar me ndihmë të parë mjekësore në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Prizren, për kujdes të mëtejmë shëndetësor.

Rasti ishte denoncuar nga familjari i tij, i cili kishte raportuar zhdukjen e të moshuarit më 22 qershor.

Lexo edhe:  Gjendet i moshuari që u raportua i zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se ishte me shokë dhe telefoni i mbeti pa bateri