Këmbësori që vdiq në Mazgit ishte goditur nga dy vetura (VIDEO)

Një i moshuar është goditur për vdekje sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Klan Kosova merr vesh që i ndjeri është goditur nga dy vetura, njëra pas tjetrës, që kanë qenë duke ardhur nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Si ndodhi ngjarja tragjike?

Viktima ka qenë duke e kaluar rrugën kur edhe është goditur nga dy vetura që kishin qenë duke lëvizur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

I njëjti nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti i takoi tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia