Haradinaj e quan mashtrues Albin Kurtin dhe thotë se po mban peng Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur mashtrues dhe duke thënë se po mban peng Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Përballë gazetarëve, Haradinaj theksoi se ngërçi politik aktual është pasojë e qëndrimeve të Kurtit.

“Kjo pyetje duhet me iu bë veç një njërit, mashtruesit, Albin Kurtit. Për mua nuk është befasi. Mashtruesi s’mundet pa kufi me u tallë me një vend. Po e mban peng Kosovën. Le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë,” tha ai.

Lexo edhe:  Kurti thotë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë: Mbrojtja e tyre do të duhej të ishte një