Dafina Zeqiri ndan emocionet e shtatzënisë: Mezi pres të të mbaj në krah

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga shtatzënia, ndërsa po përgatitet të bëhet nënë për herë të parë.

Në një postim emocionues në Instagram, Zeqiri ka treguar se mezi po pret të mbajë në duar djalin e saj, duke e shprehur lumturinë e saj me një shkrim të thjeshtë, por të ngarkuar me ndjenja.

“Mezi pres të të mbaj në krah”, ka shkruar ajo krahas një fotografie ku shihet duke ledhatuar barkun e saj të rrumbullakosur.

Me këtë postim, Dafina ka ndarë gëzimin e saj me ndjekësit, të cilët nuk kanë munguar të reagojnë dhe të shprehin urimet më të mira për ardhjen e fëmijës.

Lexo edhe:  Pse i ngeli hatri Olta Gixharit me Sali Berishën?