Trump: Parandalova një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka paralajmëruar një rikthim në çështjen Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së djeshme, Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij të pare, ka arritur ta parandalonte një konflikt të mundshëm mes dyja vendeve, që sipas tij ishte afër një shpërthimit.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, tha ai transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai kritikoi ish-presidentin Joe Biden, duke thënë se vendimet e tij kanë dëmtuar perspektivat afatgjata për paqe në rajon, por premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.

“Unë e ndalova. (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe), por do ta rregulloj përsëri”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv

Lexo edhe:  “Pse bablok ksi gjeste, dënom pa uniformë edhe e shohim”/ I riu në Kaçanik kërcënon policin që e gjobiti dhe ikë