​Sot rivarrosen 34 dëshmorë të kombit në Istog

Sot zhvillohet ceremonia shtetërore e rivarrimit të tridhjetë e katër dëshmorëve të kombit, e cila mbahet nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe nën kujdesin dhe përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Këshillit Koordinues, ceremonia mbahet në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të zhvillohet me nderime të larta ushtarake dhe pjesëmarrje institucionale.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: Policia i kap në flagrancë me marihuanë dy të rinj në Mitrovicë të Veriut