Memli Krasniqi: Matematik e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka dashur të deklarohet gjerë e gjatë për situatën politike në vend.
Krasniqi shkurtimisht tha se nuk e di as pse po diskutohet më kjo çështje.
Sipas tij, zgjidhja është që LDK-ja ti jap 19 vota e pjesën tjetër do e sigurojë vetë Krasniqi.
“Kam dhënë deklaratë, s’mund të përsëritëm për gjënë e njëjtë. Matematika është shumë e thjeshtë,vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj krejt tjerat e bëhemi 61”- Krasniqi thotë se e ka zgjidhjen. Këtu ka deputetë të Kosovës pa Listën Serbe pra partitë e opozitës e bëjnë 61”.