Policia rrit masat e sigurisë në veri për shkak të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Policia e Kosovës do të forcojë masat e sigurisë nesër në pjesën veriore të Mitrovicës për shkak të ndeshjes së futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë që do të luhet në Tiranë.
Kështu raportojnë mediat nga burimet e tyre.
Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë si pjesë e kualifikimeve të Kupës së Botës 2026, këtë vit do të luhet të shtunën, më 7 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë nga ora 20:45.
Këtë gjë ende nuk e ka konfirmuar Policia e Kosovës.