Ky është i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit prapa objektit të Gjinekologjisë në QKUK

Një person është plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri prapa objektit të Klinikës Gjinekologjike në QKUK, për çka raportoi më herët 02Press.

Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 pas një ngatërrese që kanë pasur dy persona mes vete, që eskaloi me përdorimin e armës. Shkak i kësaj, një person ka përfunduar në Emergjencë, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.

Sinjali mëson se i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit është Edmond Beka.

Burimet thonë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende s’dihen motivet e rastit.

Dëgjohen të shtëna armësh afër QKUK-së

Lexo edhe:  Fahri Musliu reagon pas raportimeve në Serbi se ai mund të jetë babai i Vuçiqit