21 vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Austri

Një 21 vjeçar nga Kosova, ka vdekur në Austri, si pasojë e një aksidenti.

Rasti tragjik sipas policisë ka ndodhur pasditen e së dielës, ku dy vetura janë përplasur në rrugën L1436 në Perg.

Në vendin e ngjarjes, intervenuan ekipet emergjente përmes helikopterit, dhe raportohet se i riu nga Kosova vdiq rrugës për në spitalin më të afërt, raporton gazeta Heute.at.

Ndërkohë, një 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

Deri më tani policia nuk ka dhënë ndonjë sqarim për ngjarjen e rëndë dhe për mënyrën se si ndodhi aksidenti me fatalitet

Lexo edhe:  Vushtrri: Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patentë shoferi për gjashtë muaj