Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore

Dy prej tre personave të arrestuar sot në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, janë identifikuar si Bekim Parallangaj, avokat me veprimtari në këtë qytet, dhe Nusret Pepniku, zyrtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Personi i tretë i përfshirë në këtë rast dyshohet se është prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prizren, nën udhëheqjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu, dhe ka përfshirë përdorimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Sipas të dhënave nga hetimi, njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë teksa i premtonte një qytetari se, në këmbim të një shumë të konsiderueshme parash, do të ndërhynte për lirimin nga paraburgimi të një personi të dyshuar për veprën penale të fajdes.

Lexo edhe:  Njësia Speciale e Policisë aktivizohet për hetimin e krimit të rëndë në Prishtinë, katër të dyshuarit ende në arrati