Punëtori e vuri re foshnjën pa shenja jete, detaje nga rasti tronditës në Matiqan

Një punëtor e ka vënë re një foshnje të porsalindur brenda një qeseje plastike në deponinë e mbeturinave në lagjen Matiqan të Prishtinës në mëngjesin e sotëm.

Punëtori ishte duke e zbrazur kamionin e mbushur me dhe në këtë deponi.

Lajmi për gjetjen e foshnjës pa shenja jete e konfirmoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në përgjigje me shkrim bënë të ditur se prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se është gjendur një foshnje pa shenja jete, Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Andaj, prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi”, njoftoi Prokuroria.

Lexo edhe:  Zbrapset Atiq: Shtyen afatin për dy javë për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut