Të shtëna me armë në lokal në Korishë të Prizrenit– në pranga një person, konfiskohet pistoleta

Një incident i rëndë është shënuar pas mesnate në fshatin Korishë të Prizrenit, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri brenda një lokali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 00:30 të datës 18 maj 2025, derisa patrulla policore po zhvillonte pikë kontrolli afër lokalit “Te La Shuk”, kanë dëgjuar disa të shtëna që dyshohet se vinin nga brenda lokalit. Menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një armë të llojit TT Zastava 7.62 mm M57 dhe gjashtë gëzhoja në terren.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e krimteknikës dhe hetuesit kujdestarë, ndërsa pas verifikimeve është shoqëruar në polici Arbër Ukaj (1992), i dyshuari kryesor në këtë rast. Një person tjetër është marrë në cilësinë e dëshmitarit.

Me urdhër të Prokurorit, Ukaj është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve në pronësi apo kontroll”. Hetimet po vazhdojnë

Lexo edhe:  Vizat, sapo u dha një lajm i rëndësishëm për kosovarët