Mbi 1 mijë e 500 infermierë po përgatiten ta braktisin Kosovën
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka njoftuar se janë duke përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga QKUK-ja, e në veçanti të infermierëve.
Përmes një njoftimi për media është thënë se vetëm gjatë këtij viti nga Kosova janë larguar mbi 500 infermierë, kurse në përgatitje që të largohen gjatë vitit 2023 janë edhe rreth 1 mijë e 500 infermierë.
Sipas sindikatës, Qeveria, Ministria e Shëndetësisë duhet të reflektojnë.
“Urojmë që edhe nga këta profesionistë të mos largohen nga Kosova, sepse atëherë do të shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvnedësohen, pasi një profesionistë i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë:
A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., jane vetëm disa nga mbi 500 infermierët e larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgatitje që të largohen gjatë vitit 2023 janë edhe rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.
Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve.
Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës.
Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.
Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti.
Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve.
Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona.