Policia e gjen personin që i kishte humbur portofoli, pasi ia dorëzoi një qytetar tjetë në stacion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Imer Krasniqi Imam nga Juniku kishte dorëzuar më 8 maj një portofol në stacion të policisë në Junik.

Në njoftim thuhet se në portofol ishin rreth 1 mijë e 300 euro dhe dokumente personale.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtarët policorë ju ka kthyer kuleta së bashku me të holla dhe dokumentet personale”.

“Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Shefi i shkon te shtëpia punëtorit që ia la punën pa paralajmërim, e rrah dhe e kërcënon me armë